Afera me inceneratorët, Alibeaj: Reagimi i administratores shantazh, foli me gjuhën e Ramës
Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri Enkelejd Alibeaj u shpreh se reagimi i administratores së kompanisë së inceneratorëve, Stela Gugallja, është një shantazh më vete.
Ai shtoi se mafia me të cilën ajo punon, e detyron të reagojë për të shpëtuar veten, ndërsa nesër ia hedhin përpara drejtësisë, për të shpëtuar veten e tyre.
Alibeaj: Reagimi i administratores së kompanisë së inceneratorëve, Stela Gugallja, me fjali të stilit “alla Rama”, është një shantazh më vete. Sot, mafia me të cilën ajo punon, e detyron të reagojë; nesër, për të shpëtuar veten, ia hedhin përpara drejtësisë, siç kanë bërë deri tani, për të shpëtuar veten e tyre. Natyrisht, peshku i madh, marifetçiu i vjetër, Edi Rama, nuk do t’ia hedhë dot duke përdorur emrat e këtyre që qëndrojnë përpara mafies së plehrave.