Lezhë/ 20 raste me kancerin e gjirit, pandemia ndikoi në uljen e ekzaminimeve
20 raste të reja me kancer gjiri janë shënuar vetëm në Lezhë brenda vitit 2020. Shifrat sipas ekspertëve të shëndetit mendohet të jenë më të larta, pasi për shkak të pandemisë numri i ekzaminimeve ka qenë më i ulët.
Shifrat e grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit në Lezhë mbeten shqetësuese.
20 raste të reja janë konfirmuar zyrtarisht gjatë këtij viti, por numri mund të jetë më i lartë, pasi pandemia COVID-19 ka ndikuar në uljen e numrit të ekzaminimeve.
Të dhënat janë bërë publike nga mjekja onkologe në spitalin e Lezhës, Bardha Gjoni, ndërsa grupmoshat e prekura janë nga 35 deri në 94 vjeç.
Tanimë gratë dhe vajzat në Lezhë nuk e kanë të nevojshme që t’i drejtohen Shkodrës ose Tiranës për tu ekzaminuar, pasi mamografia është instaluar edhe në këtë qytet.
Tetori është muaji sensibilizues në luften kunder kancerit të gjirit, ndërsa pak ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se 5000 gra dhe vajza në të gjithë Shqipërinë vuajnë nga kjo sëmundje.