Me barrelë në Rinas, ditët e ferrit në Siri morën fund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2020, 17:41
Ditët e ferrit mbaruan. Pasditen e sotme Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha, nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, prekën tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri.
Ndërsa fëmijët fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë përpos traumave të kaluara nga jeta atje, Hatixhe Rama ishte e dobët edhe fizikisht.
Ajo u transportua me barelë në Rinas dhe prej aty me autoambulancë u nis drejt Tiranës. Ishte ditë me emocione, sidomos për familjarët e tyre që i prisnin prej vitesh me ankth dhe zemër të ngrirë.
Pati lot gëzimi, por edhe trishtim te shumë familje të tjera që të afërmit i kanë ende në kamp. E megjithatë riatdhesimi i sotëm ishte një shpresë se edhe të tjerët shumë shpejt do të mund tu bashkohen familjeve të tyre.