Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, makina përplas drejtuesin e motorçikletës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 13:32
Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të motorçikletës ka ndodhur në aksin Shkodër - Malësi e Madhe në fshatin Shtoj. Mësohet se makina është përplasur me motorçikletën.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës pasi nuk pasur mjet identifikimi me vete.
Policia është nisur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.
