Pinderi: Rilindja përfaqëson mediokritetin intelektual, detyrë historike në 25 prill për t'i larguar

I ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, aktivisti Kristi Pinderi u shpreh se Rilindja, sa u takon përgatitjes intelektuale janë mediokër.

Pinderi: Nëse ka ndonjë ide që të sjell në pushtet, Veliaj e përqafon, por rëndësi ka pushteti, jo ideja. Rilindja përfaqëson një mediokritet sa i takon përgatitjes intelektuale, përjashto këtu ndoshta vetëm z. Mazniku.

Një gjë shumë të rëndë që ata i kanë bërë Shqipërisë, si bashkautorë me partitë e tjera, është që kanë sjellë një krizë përfaqësimi për qytetarët. PS është si një trung i kalbur që nuk prodhon asnjë degë.

Është një trung që i bën hije kryetarit, pastaj Erionit, Elisës, Ballës, ose çdokujt tjetër. Kështu kanë bërë që shqiptarët që të largohet, prandaj ne duhet të gjejmë mënyrat që këta njerëz të largohen, pasi kemi një detyrë historike në 25 prill.

https://youtu.be/krseOWAx7YA