Rama tha se "peshkaqenët"e korrupsionit janë në gjyqësor, Bogdani: Po Veliaj që pastron 1.6 mld euro në ndërtim?!
Ndërsa kryeministri deklaroi sot se korrupsionin nuk e bëjnë politikanët por prokurorët dhe gjyqtarët, ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani ka një tjetër këndvështrim.
Bogdani: Nuk ka si të thotë ndryshe përsa kohë DASH ka në listën e tij të zezë politikanë si Vangjush Dako dhe kryeministri i Shqipërisë e mban atë në drejtimin e PS-së qoftë në nivel qëndror, qoftë në nivel lokal, përsa kohë ka politikanë të korruptuar jo thjesht në korrupsion ekonomik dhe duke vjedhur paratë e shtetit por edhe në korrupsion elektoral si Damian Gjiknuri në dosjen e Dibrës por kryeministri e ka personin kryesor në reformën zgjedhore, nuk ka si të thotë ndryshe Rama. Përsa kohë ka politikanë të korruptuar si kryetari i bashkisë së Tiranës që ka pastruar 1.6 mld euro në ndërtimet në Tiranë, raporte këto përsëri të organizmave ndërombëtarë nuk ka si të thotë ndryshe.
Në një intervistë për Rtv Ora, Bogdani u shpreh se kemi të bëjmë me një qark të mbyllur që fillon me politikanët dhe pastaj vazhdon me gjyqtarët, prokurorët e me radhë.
Bogdani: Të gjithë mbajnë njëri-tjetrin, politikanët kur vjedhin, vjedhin për vetën e vet, për partinë dhe për gjyqtarin dhe prokurorin. Kur vjen puna për prokurorët dhe gjyqtarët, politikanët mundohen ti mbajnë në pozicionet ku janë kemi parasysh disa raste të vettingut që ka dështuar për të eleminuar atë prokurorë apo prokurore që kanë qenë më të korruptuarit sepse i kanë shërbyer sistemit dhe prokurorisë.
Në momentin që heq një tullë i gjithë muri i korrupsionit bie. Shpresoj që kjo në fund të ditës të ndodhë sepse vetëm kështu mund të zgjidhen problemet në Shqipëri dhe Shqipëria të ecë përpara. Politikanë të korruptuar të hyjnë në burg, ku gjyqtarë të korruptuar që shpëtojnë këta politikanë të hyjnë në burg, ku prokurorë që nuk e bëjnë çështjen ndaj këtyre politikanëve të korruptuar të hyjnë në burg.
Pavarësisht se nisma e PD-së për vetting të politikanëve u rrëzua në Kuvend, Bogdani insiston se ky proces duhet të kryhet patjetër.
Bogdani: Duhet se s'bën një vetting për politikanët.Kur një njeri vjedh ta mendojë mirë para se të vjedhë. Sot vjedhin dhe pasurohen se e dinë se nuk u hyn gjëmb në këmbë. Një vetting i politikanëve dhe politikës është i domosdoshëm.Rama e ka kthyer korrupsuionin në mjet të punës, sot nuk ka punë dhe pak korrupsion por ka korrupsion dhe aspak pune.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana