Vlorë, në pakon e dyshimtë kishte 400 gr eksploziv, momenti i shpërthimit nga forca xhenio

Ky është momenti kur forcat xhenio shpërthejnë pakon e dyshimtë që rezultoi të kishte 400 gram eksploziv në të.(Shiko videon)

Pas shpërthimit, grupi hetimor po mbledh të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Prej orës 18:42, policia e Vlorës u vu në alarm nga pakoja e dyshimtë e konstatuar në brendësi të një lulishteje pranë Pallatit të Kulturës.

Në vendngjarje rreth orës 21:30 mbërritën forcat xhenio nga Tirana.

Fillimisht ata bllokuan valët në mënyrë që të shmangin ndonjë shpërthim të mundshëm dhe më pas bënë vlerësimin ku konstatuan se kishin të bënin me lëndë eksplozive.

Policia ndërkaq sekuestroi kamerat e sigurisë për të verifikuar lëvizjet në zonë dhe nëse ka pasur ndonjë person të dyshimtë.

https://youtu.be/Rr3AKDSmaUQ