Zykaj: Gjermania ka përmendur Shqipërinë për krimin e organizuar e korrupsionin, jemi si në 2018

E ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetarja Erisa Zyka u shpreh se  Gjermania e ka përmendur Shqipërinë [për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ajo shtoi se shtetet anëtare nuk ndalen te 6 kushtet, por kërkojnë që të plotësohen edhe 9 të tjerat.

Zyka: Lidhur më Gjermaninë, atë që shoh me shqetësim, është përmendja e Shqipërisë për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Pas Holandës Gjermania është e dyta që e përmend këtë çështje. Ajo që ndodh është se me siguri që shtet anëtare nuk do të ndalet te ato 6 kushtet e para për negociatat, prandaj do të shkojnë te 9 kushtet e tjera.

Këtu jemi pas, nuk është bërë asnjë lloj ndryshimi. Jemi vërtetë aty ku kemi qenë në vitin 2018.

https://youtu.be/krseOWAx7YA