Kristo në "Tempora": Opozita nëse do, e heq zvarrë mazhorancën

“Rama nuk duket sepo heq dorë nga pushteti, por opozita nëse do e heq zvarrë këtë pozitë”.

Kështu u shpreh pedagogu Erion Kristo, i ftuar në “Tempora”, ku po analizohet situata politike në vend dhe sjellja e kryeministrit Edi Rama përballë LSI, presidentit Meta dhe opozitës.

Sipas Kristos, fakti që po opozita po rrit diçka nga vetja ka bërë që Rama të rrijë pak drejtë.

“Në të gjitha hapat që po ndjek Rama nuk më duket se po heq dorë nga pushteti. Opozita duke rritur diçka nga vetja e vetë po detyron dhe Ramën të rrijë pak drejtë.  Ky është fakt konkret. Ideja ime është shumë e thjeshtë, dhe e kam thënë, nëse do opozita e heq zvarrë pozitën sepse pozita në këto momente nuk ka asgjë”, tha Kristo.

https://youtu.be/krseOWAx7YA

/a.r, OraNews