Kristo në Tempora: Rama stand up comedy, nuk stepet. Nuk ka marrëveshje, e do tepsinë të gjithë për vete
I ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo u shpreh se Rama bëri një stand up komedi dhe se nuk është stepur aspak.
Kristo: Rama është një stand up komedi që foli dy orë, por unë nuk pashë entuziazëm te pala e tij, por ne dimë ta ndajmë të qeshurën e shtirur. Ai nuk flet për ata që ka para, se u thotë që të gjithë janë të përjashtuar. Fjalimi i tij është për publikun se shqiptarët e kanë shumë qejf batutën.
Unë nuk shoh që Rama të ketë bërë marrëveshje në asnjë kuptim, Rama e do tortën gjithë për vete. Ka ide se Basha ia ka shitur Ramës. Ose që do të ikë Meta nga presidenca dhe do të qeverisë me Bashën. Në fakt, Rama ka bërë një ndarje me letër milimetrike, se në gjithë vendin po hidhen tendera. Unë nuk shoh Ramën që të jetë stepur.