Shano: Rama sulmoi Metën në Asamble se sheh që ka kalime nga PS-ja te LSI-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2020, 21:16
I ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, ekonomisti Dritan Shano u shpreh se Rama sulmoi Metën dhe LSI-në në asamblenë e PS-së, pasi e di që ka ikje nga partia e tij drejt LSI-së.
Shano: Diskursi që bëri në Asamble tregon se ai nuk është i qetë me ato që ka përgatitur ligjërisht edhe brenda të majtës.
Rama e di që është pa narrativë dhe metaforë për të peshkuar vota nga e djathta. Ai në Asamble ka përmendur më shumë se 60 herë Ilir Metën, se e sheh që ka kalime nga PS te LSI.
Ai e shoh me sytë e vet se ku duhet ta vendosë dorën për të ndaluar hemorragjinë e të ikurve nga PS-ja drejt LSI-së.