Pinderi: Rama dhe Veliaj e njëjta gjë, të largohen bashkë. Na duhet një e majtë në Shqipëri
I ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, aktivisti Kristi Pinderi u shpreh se Rama dhe Veliaj janë e njëjta gjë.
Ai shtoi se për ta rëndësi ka pushteti dhe duhen larguar bashkë, pasi janë njerëz pa ide.
Pinderi: Trendi me Ramën dhe Veliajn është i qartë, janë e njëjta gjë. Do të ishte gabim nëse do të mendonim që Veliaj është pasardhës i dikush që e ka prodhuar. Unë dua të ndihmoj qytetarët që Rama dhe Veliaj janë e njëjta gjë, nuk kanë asnjë ide. Për ta ka rëndësi pushteti dhe jo ideja.
Shqipërisë i mungon një e majtë e vërtetë. Rama është versioni më i keq i Bashës. Po të dëgjosh Bashën, idetë e tij duket sikur është i majti në Shqipëri. Prandaj duhet të kuptojmë se Rama dhe Veliaj janë e njëjta gjë dhe kur të ikë njëri duhet të ikë edhe tjetri.
Në vendin tonë na duhet një e majtë e vërtetë. Na duhet një e majtë që flet për drejtësinë sociale dhe për pabarazinë.