"E varën në mes të Jeruzalemit”, Shano sjell shembullin e Adolf Eichman: Këtë fat duhet të kenë qeveritarët e sotëm

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka qenë tepër i ashpër teksa përmend "bëmat" e kësaj qeverie.

I ftuar në "Tempora" në RTV Ora, Shano i quajti një organizatë mafioze që e kanë kthyer Shqipërinë pas 30 vjet.

Sipas tij, këta njerëz duhet të kenë fatin e Adolf Eichman, i cili u gjet nga izraelitët në Argjentinë dhe u var në Jeruzalem.

Dritan Shano: “Para ka. Dhe gjithmonë ka. Ka të ardhura çdo ditë. Mbledh gjoba, të ardhura, në situatë normale mund të marrë edhe borxh. Është çështje prioritetesh. A i kam unë prioritet naftëtarët? Nuk i kam. Unë kam prioritet dy milionë eurot e inceneratorit që nuk është ndërtuar ende. A kam unë prioritet të mbështesë sistemin shëndetësor, të rrisë rrogat e mjekëve? Nuk i kam. I kam për t’ia çuar atij tjetrit. A kam unë prioritet që fëmijët të arsimohen të sigurtë? Jo, nuk i kam. Paratë do shkojnë për qeleshe dhe lojëra mos u nxeh në mes të pandemisë. Shqiptarët që kanë humbur vendet e punës, a i ka njeri në refene nga qeveria? Jo nuk i ka. Ka ndërmend të blejë makina. A ndihmohet biznesi i vogël? Aspak. Përkundrazi, i thonë të ulëm taksat ndërkohë që rriti pagën minimale.

Sonila Meço: Çfarë është kjo? Paaftësi?

Dritan Shano: Jo, jo. Kjo është “Associazione Mafiosa a delinquere”. Italianët kanë hequr picir që ta fusin në Kodin e tyre Penal këtë koncept. Në Shqipëri kjo është ditën për diell. Kjo është gjakftohtësi kirurgjikale. Dakord? Këta njerëz janë klientët e parë të SPAK-ut. Këta njerëz edhe sikur ti gënjejë mendja se e bënë këta sistemin e drejtësisë e do mund ti shpëtojnë. Këta njerëz shqiptarët duhet ti ndjekin njësoj si izraelitët ndoqën Adolf Eichman dhe e gjetën në Argjentinë dhe e varën në Jeruzalem. Këtë fat duhet të kenë këta njerëz. Këta e kanë çuar Shqipërinë 30 vjet prapa, nga pikëpamja e financave, e strukturës ekonimisë dhe kanë shkatërruar çdo aspiratë për Europën”.

/a.r, OraNews