Tempora - Çfarë solli Rilindja e Ramës dhe Veliajt në 8 vite për Tiranën?

Çfarë është Rilindja? Çfarë solli në thuajse 8 vite të drejtimit të vendit?

Kush është modeli i saj i qeverisjes? Kujt i shërbeu, 95% të shqiptarëve, apo 5%-shit të privilegjuar oligarkik?

Ka shume fakte, dëshmi, hetime e hulumtime, që japin përgjigje. Filozofia e Rilindjes shihet qartë në Tiranë me sy të lirë.

Ndaj sot Tempora vendos të vëzhgojë kryeqytetin, territorin. Mjafton të lëvizësh në qendër e dëshmon humbje vlerash të jashtëzakonshme  kulturore, tradicionale, sociale e ekonomike.

Tirana është nën pushtetin e betonit. Në Tiranë ndërtohet ethshëm. Ja çfarë premtonte kryebashkiaku Erion Veliaj kur kërkonte mandatin e qytetarit të parë.

3 vite pasi mori drejtimin e bashkisë Erion Veliaj do të pranonte.

Le të vendosemi në qendër. Aty ku të gjithë mund të kalojmë, shohim e faktojmë. Vetëm pak metra larg bashkisë së Tiranës gropat për pallatet shumëkatëshe janë hapur, e të tjerë janë ngritur ndërkohë.

Me firmën e kryeministrit Rama dhe vulë te kryebashkiakut Veliaj  u favorizuan kulla me  VKM te personalizuar, me kufizimin e zonës se mbrojtur ne qendrën historike te kryeqytetit, qe nuk kurseu as Kullën e Sahatit ne zonën pranë xhamisë se Et'hem Beut. 

Pjesët tradicionale, godinat me përfaqësuese tashme janë zhdukur. Pa plan urbanistik te studiuar, Tirana nuk njihet me. Merrni ne këmbë rrugën e Durrësit, te Kavajës, të Elbasanit, Hoxha Tahsim, rrugën e Dibrës.

Për sheshe ndërtimi bashkia nuk kurseu as godinën e Teatrit Kombëtar, i cili më 17 maj, në kulmin e pandemisë, pa zbardhur mirë dita rreth orës 4 të mëngjesit u shemb. I gjithë pushteti zuri në befasi artistë e aktivistë. 

Pas tërheqjes së kompanisë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ai pritet të ndërtohet nga buxheti i drobitur i shtetit, ndërsa në truallin pas godinës së Teatrit paralajmërohet së do të ndërtohen 6 kulla shumëkatëshe.

Po përse i duhen kryeqytetit kaq shumë leje ndërtimi? Dhe a prodhoi ekonomi, zhvillim, mirëqenie ky boom i industrisë?

Kryebashkiaku e argumentonte në këtë mënyrë heqjen  e moratoriumit të vendosur prej tij në vitin 2015 mbi lejet e ndërtimit gjatë fushatës së 2019.

Por a kanë mundësi financiare qytetarët të blejnë apartamente në qendër të Tiranës?

Revista më e rëndësishme ekonomike në vend Monitor, pohon se çmimet e shitjes së apartamenteve në zonat e reja rezidenciale në qendër të Tiranës, si ajo pranë Kullës së Sahatit dhe godinës të Presidencës, kanë arritur 3,500 – 4,000 euro/m², ndër më të shtrenjtat në rajon, bashkë me Beogradin.

Ndërtimet kanë çmime shumë të larta për një vend të varfër me 31% të mesatares së Bashkimit Evropian për të ardhurat për frymë.

Shqiptarët po vuajnë pasojat ekonomike nga tërmeti i nëntorit të 2019, nga pandemia e Covid 19, por sërish në Tiranë godinat lartësohen.

Kush blen me çmime që e renditin Shqipërinë të tretën në Evropë, megjithëse një ndër më të varfrat e Kontinentit e ku tendenca e popullsisë është në ulje si rrjedhojë e rënies së fertilitetit dhe emigracionit të lartë? Korrupsioni, evazioni, trafiku, krimi i organizuar, paraja gri, që shqetëson Money Val?

Ndërsa kullat shumëkatëshe i sheh tek ngrihen drejt qiellit, ngucur e ngjeshur, duke na marre dritën, ne një trafik ajror, çfarë përjetojnë qytetarët poshtë, çdo ditë teksa shkojnë në punë, në shkollë, takime është kaosi i nje trafiku rrugor te padurueshem.

Unaza e Re. Pamja e saj sot është e tillë.

Por në fakt në këtë aks u konsumua një skandal i madh, i cili kapërceu edhe oqeanin. 

I gjithë ky skandal përfundoi me dënimin me 6 muaj të administratorit të DH Albania vetëm 26 vjeçar me akuzën për falsifikim në përfitimin e dy tenderave me vlerë totale 3.4 miliardë lekë, ndërkohë që Prokuroria pushoi hetimet për zyrtarët e ARRSH, OST dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


Ky është modeli i Rilindjes për Tiranën, parë vetëm nga jashtë, si një arkitekture e autokracisë, pa siç përjetohet çdo dite nga shqiptaret.