Vlorë, pako e dyshimtë pranë pallatit të kulturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2020, 19:20
Një pako e dyshimtë pranë pallatit të kulturës në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për lëndë eksplozivi.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.

"Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj." - njofton policia.
Priten forcat xheniere për të bërë vlerësimin nëse bëhet fjalë ose jo për lëndë eksplozive.