Vjeshtë 2020/ Lopët bëhen dru me kanabis, gazetari Hoxha publikon pamjet nga stalla ku po thahen bimët

Ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi sot heqjen e akzicës së naftës për fermerët, për ti lehtësuar sadopak, një tjetër kulturë bujqësore po lulëzon dhe duket se nuk ka nevojë për asnjë subvencion nga qeveria.

Është gazetari investigativ Artan Hoxha që përmes një videoje sjell pamje sesi këtë sezon vjeshte po lulëzon kanabisi në natyrë.

Në një video të dytë ai tregon pamje nga një stallë e lopësh dhe brenda saj "panairi" i kanabisit  duke iu nënshtruar procesit të tharjes përpara se të paketohet dhe niset për treg.

Hoxha: Natyre e qete ...vjeshte 2020...Bujqesi dhe blektori, te nderthurura bashke, krijojne brand-in me te njohur “Made in Albania” në Bashkimin Europian.Dhe nuk kane nevoje fare, as per subvencione nga shteti, as per page lufte nga Ben Ahmetaj, madje nuk kerkojne as asistence sociale...