Reshje shiu gjatë natës, rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2020, 08:31
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd.
Rënia e gurëve ka ndodhur në zonën e quajtur “Kthesa e Murrashit”.
Sakaq raportohet se gjatë gjithë natës ka pasur reshje të dendura shiu.
Momentalisht zona është neutralizuar dhe janë larguar gurët nga rruga.