Vendi pushtohet nga reshjet e shiut, ndërprerje energjie në Korçë, Belsh e Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2020, 08:44
Reshjet e dendura të shiut duket se kanë nxjerrë problemet e para në qytetin e Korçës.
Mësohet se në disa fshatra përreth ka pasur problematika në furnizimin me energji elektrike.
Ndërprerja e energjisë ka ndodhur në Njësinë Administrative Pojan, Zemblak, Burimas, Zvezdë, ku tashmë është kthyer normaliteti, teksa Njësia Administrative Lekas ende nuk ka energji.
Gjithashtu probleme në furnizimin me energji elektrike ka pasur edhe në Orenje të Librazhdit dhe Rrasë të Belshit.
Shirat kanë qenë të një intensiteti mesatar, ku sasia e rënies ka shkuar deri në 74mm.