Basha: Sa kohë të jetë Rama në qeveri nuk do ketë drejtësi

Basha: Sa kohë të jetë Rama në qeveri nuk do ketë

Kryetari i PD-se Lulzim Basha drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama dhe u çoi mesazh ambasadorëve se drejtësinë e korruptoi politika.

Në takimin me gazetarët mesditën e sotme Basha tha se Rama po mban peng reformën në drejtësi tha se kjo vjen nga një politikan i korruptuar i cili duke shprehur se vetëm nëse i intereson një politikani, gjyqtarët mund të marrin rryshfete.

Lulzim Basha:"Këtë e thotë një hajdut. Një politikan i korruptuar ka interes që një gjyqtar e prokuror mos ta ndjekë penalisht për ta futur në burg.

Sa kohë që ka qeveri të korruptuar është iluzion. Prisni peshkun e madh. Sa kohë të jetë Rama kryeministër, nuk do ketë drejtësi. Drejtësia është e kapur nga PS dhe reforma ne drejtësi nuk rezultoi sic e votuam ne nuk ka fëmijë që s'e ka kuptuar.  

Është e qartë që drejtësinë e korruptoi politika dhe reformen ne drejtesi e mban peng një kryeministër që ka frikë drejtësinë nuk ka shqiptar që e kupton . Mjafton të shohësh rastet Tahiri, Dako e Gjiknuri të kuptosh cfare tmerri ka Rama nga drejtësia e pavarur".

Basha tha se sa kohë që Rama do të jetë në qeveri drejtësia do të mbetet iluzion.

Vendi Lajme lulzim basha Politikë

EMISIONET