Valteri: Rama me Bashën po bën llogaritë e të gjithëve, kanë bërë një marrëveshje të mbyllur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 22:28
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti Halit Valteri u shpreh se e ka paralajmëruar Rudina Hajdarin në lidhje me Nismën Thurje.
Valteri: Unë me Rudinën kam shumë marrëdhënie se është pjesë e grupit Demokrat. Unë e kam paralajmëruar duke i thënë se naiviteti i saj po përdoret nga një grup i caktuar si Nisma Thurje. Dashamirësie e Rudinës iu vu në dispozicion të këtij grupi për ndryshimin e sistemit. Nuk e di kush ka të drejtë se nuk kemi qenë aty.
Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re. Rama me Bashën po bën llogaritë e të gjithë të tjerëve. Rama dhe Basha kanë bërë një marrëveshje të mbyllur.