Mediu fushatë në Burrel, prezanton kandidatët për deputetë

Kreu i PR, Fatmir Mediu, prezantoi në Burrel kandidatët për deputetë të kësaj force politike.Mediu gjatë fjalës së tij e vuri theksin tek mbrojtja e prones private dhe lirisë së njeriut, ku theksoi se prona private dhe liria janë të pandashme. Kryerepublikani u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Burrelit që më 23 qershor te votojnë Partine Republikane me numer 45.Besimi në Zot, familja dhe ruajtja e pronës janë shtyllat kryesore të programit të PR-së.