PD: Rritësi më i madh i taksave, u premton ulje të tyre kryeqytetasve

Duke iu referuar takimeve që kryetari i PS-së ka zhvilluar sot e qytetarët në disa zona të Tiranës, Partia Demokratike deklaroi se para se të premtojë ulje taksash, duhet tu kërkojë falje banorëve të kryeqytetit për rritjen e taksave. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD Laura Vorpsi akuzoi Kryesocialistin, edhe për heshtjen e fajtorit, sic e cilësoi ajo, për bllokim të tre ligjeve për Europën pa asnjë arsye.“Partia Demokratike sulmon kryetarin e PS-së Edi Rama për atë që e cilëson si heshtje të tij, pas miratimit të 3 ligjeve të integrimit në Kuvend. Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, zëdhënësja Laura Vorpsi tha se “në vend të kërkimit falje nga qytetarët që bllokoi 3 ligjet për Europën pa asnjë arsye, Rama vazhdoi me heshtjen e fajtorit!”Sot, si gjithmonë i çoroditur, Edi Rama vazhdoi me organizimet gju më gju me militantët që i thurin lëvdata dhe komplimente, në vend të ballafaqimit direkt me qytetarët!Në vend të kërkimit falje nga qytetarët që bllokoi 3 ligjet për Europën pa asnjë arsye, Rama vazhdoi me heshtjen e fajtorit! Në vend të marrjes së përgjegjësisë për veprimet e tij, Rama gjithmonë mundohet të fshihet dhe të largohet nga skena e krimit. Në vend të kërkimit të faljes për rritjen e taksave, Rama u mundua ta mbulonte me shpresën se qytetarët do ta harronin, por qytetarët e Tiranës do ta mbajnë mënd gjithmonë se Rama është një rritës taksash serial!Rama rriti taksën e reklamës për biznesin me 300%. Rama rriti taksën e biznesit të vogël për pastrim me 500%.Rriti taksën e pastrimit për biznesin e madh me 223.000 Lek në vit. Rama rriti taksën e tabelës për biznesin me 50% .Rama rriti taksën e tavolinës së restoranteve me 400%” tha ajo.Vorpsi theksoi se ish Kryebashkiaku i Tiranës edhe kur nuk kishte çfarë të rriste, sajonte taksa të reja.“Rama sajoi edhe një taksë të re për të fjetur në hotel dhe rriti edhe taksat për familjet.Rama rriti taksën e gjelbërimit për familjet me 250% dhe taksën e pastrimit për familjet me 5000%. Rama i dyfishoi taksat si Kryebashkiak. Historiku i Ramës është i bazuar tek rritja e taksave dhe shkatërrimi i vendeve të punës. Madje ai edhe protestoi, vetëm e vetëm që të rriste taksat! Këto janë fakte, dhe nuk ka rëndësi se sado që të mundohet të vrapojë Rama nga historiku i tij, nuk mund të distancohet nga veprimet që ai vet i ka kryer” theksoi më tej zëdhënësja e PD.Në përfundim të deklaratës, Vorpsi garantoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të punojë për taksa të ulta, duke ndihmuar rritjen e investimeve te huaja dhe vendit dhe në hapjen e më shumë vëndeve të punës.“Të gjithë qytetarët Shqiptarë vlerësuan uljen nga Kryeministri Berisha me 50% të taksës së biznesit të vogël; uljen me 50% të kontributit të sigurimeve shoqërore; uljen me 150% të tatimit mbi fitimin; uljen me 130 % të tatimit mbi të ardhurat personale dhe tani së fundi heqjen e TVSH-së dhe të çdo tarife doganore për makineritë dhe të gjitha materialet që nevojiten për prodhim për të gjitha llojet e biznesit; heqjen e tatimit e të ardhurave personale prej10%! Për të gjithë punonjësit me paga nën 30 mijë Lek qytetarët e Tiranës vlerësuan vendimin e Z. Basha për të eleminuar 60 taksa dhe tarifa vendore, nismë e cila u miratua në Këshillin Bashkiak edhe nga anetarët e Partisë Socialiste, vetëm 3 muaj më parë. Partia Demokratike do të vazhdojë të punojë për taksa të ulta të cilat na mbajnë konkurrent në tregjet rajonale duke ndihmuar rritjen e investimeve te huaja dhe vendit dhe në hapjen e më shumë vëndeve të punës!”