Infektimi me Covid-19, shokon Cavani: Mendova të lija futbollin

“Kam menduar të le futbollin”. Deklarata shokuese vjen nga Edinson Cavani, tashmë futbollist i Manchester United.

Në një intervistë për programin “2 de Punta”, ish sulmuesi i PSG ka rrëfyer infektimin e tij me Covid-19 dhe si ndikoi virusi te ai, përcjell Ora News.

“Ishte mundësia për ti dhënë lamtumirën futbollit dhe ti dedikohesha jetës në fshat. Bëmë një test dhe rezultova negative dhe më pas e përsëritëm pasi partnerja ime kishte simptomat e virusit pas rikthimit nga pushimet në Spanjë. Testi i dytë rezultoi pozitiv për të dy. Pavarësisht dashurisë për futbollin, ishte në lojë edhe shëndeti i familjes ndaj dhe mendova largimin nga futbolli duke pritur që e gjithë kjo të kalonte”, është shprehur ndër të tjera Edinson Cavani.

Prej ditës së hënë, Edinson Cavani ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij duke veshur fanellën e Manchester United.

/A.R, OraNews