Lista e Champions League, ja kë le jashtë Antonio Conte

Inter dorëzon në UEFA listën e futbollistëve me të cilët do të përfaqësohet në Champions League për sezonin 2020-2021.

Teksa pritej me interes të shihej se cilët lojtarë do të linte jashtë trajneri Antonio Conte, ky i fundit përfundimisht ka vendosur të mos regjistrojë portierin e tretë Daniele Padelli dhe mesfushorin uruguaian Matias Vecino, i cili është i dëmtuar dhe nuk pritet të rikthehet para mesit të nëntorit.

Ndërkohë janë pjesë e listës emrat si Darmian i afruar së fundi, i cili ka marrë fanellën me numër 36 apo Nainggolan, që mbeti sërish te zikaltrit, pasi nuk u konkretizua kalimi te skuadra e Cagliarit.

Sa u përket portierëve, përveç Handanovic e Radu, i treti do të jetë gardiani i skuadrës U19, Filip Stankovic, i cili është përfshirë në listën B, ashtu si edhe sulmuesi Andrea Pinamonti, që është rritur pikërisht në akademinë e Interit.

Lista A

1. Samir Handanovic 
2. Achraf Hakimi 
5. Roberto Gagliardini 
6. Stefan de Vrij 
7. Alexis Sanchez 
9. Romelu Lukaku 
10. Lautaro Martinez 
11. Aleksandar Kolarov
12. Stefano Sensi 
13. Andrea Ranocchia 
14. Ivan Perisic 
15. Ashley Young 
22. Arturo Vidal 
23. Nicolò Barella 
24. Christian Eriksen 
33. Danilo D'Ambrosio 
36. Matteo Darmian 
37. Milan Skriniar
44. Radja Nainggolan
77. Marcelo Brozovic 
95. Alessandro Bastoni
97. Ionut Andrei Radu

Lista B

35. Filip Stankovic
42. Lorenzo Moretti
99. Andrea Pinamonti.