Anulohet miqësorja e Shqipërisë U-21 me Slloveninë. Ja shkaqet...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2020, 13:41
Anulohet ndeshja miqësore e Shpresave tona me Shpresat e Sllovenisë. Arsyeja ka qenë se disa prej futbollistëve sllovenë kanë dalë me COVID – 19.
Njoftimi bëhet me dije nga zyra e shtypit e FSHF-së. Ndërkohë, Shpresat tona do të zhvillojnë ndeshje miqësore ditën e enjte, ora 19. 00, me Apoloninë e Fierit, në “Elbasan Arena” dhe të shtunën me Tiranën, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 16. 00.
Kjo është ndeshja e dytë miqësore që anulohet brenda pak ditëve, pasi më parë edhe Kombëtarja jonë anuloi një testim miqësor me Armeninë, për shkak të situatës së trazuar në atë shtet.