Zyrtare: Edinson Cavani te Manchester United
Më në fund vjen zyrtarizimi: Edinson Cavani është futbollisti më I ri I Manchester United.
Ish sulmuesi I Napolit dhe PSG ka vendosur me “Djajtë e Kuq”, edhe pse kërkohej edhe nga Inter dhe Juventus, raporton Ora News
SHIFRAT – “Etapa e re e Cabanit do të jetë United”, kështu shkruan në rrjetet sociale klubi anglez, i cili ka firmosur me urguajanin një kontratë 1-vjeçare me opsion për 2.
341 gola numëron Cavani në nivel klubesh, nga Palermo te PSG, me këtë të fundit është edhe golashënuesi më I mirë I të gjitha kohërave, me plot 200 gola.
FJALËT – “Manchester United është një ndër klubet më të mëdha në botë, kështu është nder të jem këtu. Kam punuar shumë këto kohë dhe mezi pres të luaj dhe të përfaqësoj këtë klub të mrekullueshëm. Mezi pres të përjetoj atmosferën e “Old Trafford” kur të kthehen tifozët”, ka thënë Cavani.
/A.R, OraNews