Chiesa te Juventus, tifozët: Tradhëtar! Firenze nuk është më shtëpia jote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2020, 10:05
Transferimi i Federico Chiesa te Juventus nuk është pritur mire nga tifozët e Fiorentinës.
Jashtë stadiumit “Artemio Francchi”, një grup ultrasish kanë shpalosur disa banderola ku sulmuesi Italian etikohet si tradhëtar, raporton Ora News.
“Të tradhëtosh atë që të ka rritur e mbrojtur është një mungesë e madhe respekti. Firenze nuk është më shtëpia jote”, lexohet në një prej banderolave.

Për ta marrë nga Fiorentina, Juventus do ti duhet ti paguajë Chiesas 3 milionë euro për sezonin 2020/21 dhe 7 milionë për sezonin e ardhshëm, ndërsa klubit fiorentin do ti paguheen 40 milionë euro nëse Juventus rënditet mes katër të parave në kampionat e nëse lojtari luan 60% të ndeshjeve duke shënuar të paktën 10 gola e duke dhënë 10 asiste.
/A.R, OraNews