Napoli, zhvillime të nxehta në fund të merkatos...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2020, 11:29
Napoli ka bërë të vetin në momentet e fundit mesfushorin francez Timue Bakajoko, i cili ka ardhur në formë huazimi nga Çelsi i Londrës. Bakajoko ka kryer vizitat mjekësore dhe i është bashkuar ekipit në qendrën stërvitore, ku do t’i nënshtrohet karantinës së detyruar njëjavore gjer në fund të javës.
Ndërkohë, sulmuesi polak Arkadiuz Milik ka kundërshtuar transferimin e tij te Roma, por edhe shitjen te Fiorentina. Qëndrimi i sulmuesit ka bërë që presidentit napolitan të mos i mbajnë nervat dhe ta përjashtojë sulmuesin nga skuadra e tij.