Ndërron jetë gazetari i mirënjohur fierak

Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare gazetari i mirënjohur dhe komentatori sportiv, Mikel Mbriçaj, i cili prej kohësh luftonte me sëmundjen e rëndë.

Mbriçaj ka qenë ndër “pionerët” e emisionit sportiv “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, si dhe pasqyrues i zhvillimit të sportit fierak në median e shkruar, në të përditshmet sportive: “Sporti Shqiptar”, “Metropol Sport”, “Sport Ekspres”, “Panorama Sport” etj. Gjithashtu edhe mësues i edukimit fizik në disa shkolla të rrethit të Fierit.

Stafi i “Ora News” i përcjell ngushëllime familjes së gazetarit Mbriçaj.