Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, deputetja "iu merr" emrin për partinë e re
Edhe pse një prej anëtarëve kryesorë të “Nisma Thurje”, Pano Soko, njoftoi nga një studio televizive “ndarjen” me Rudina Hajdarin pas votimit të djeshëm në Parlament.
Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me deputeten Hajdari, gjë që sipas tij është i pamundur në kushtet e votimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhor, ku futja e herësit në listat e hapura, bëhet pengesë për kthimin e ‘Thurjes’ në parti politike.
Por deputetja duket e vendosur të vazhdojë përpara me projektin e saj politik edhe pse emri i subjektit, “Nisma”, pritet të shkaktojë sërish përplasje mes palëve.
“Lëvizja e re që po krijojme quhet Nisma dhe pjesë e saj janë edhe aktivistë të Nismes Thurje por jo vetëm. Jemi një grupim i larmishëm profesionistësh e qytetarësh, të cilët po kërkojmë ndryshim.
Nuk e kam ndjekur deklaratën e Panos, por nga komunikimet qe kam patur me drejtues të Thurjes, nuk di te kete terheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo qe po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme”, shprehet Hajdari.