Në burgje shpërthejnë grevat e urisë, gati 250 të burgosur refuzojnë ushqimin

Rreth 100 të burgosur në burgun e Reçit kanë hyrë në grevë urie.

Shkak është moslejimi i vizitave të familjarëve që nga fillimi i pandemisë

Të burgosurit e Reçit në grevë urie pasi nuk janë lejuar të marrin leje për të shkuar në familje

Drejtori i burgut pritet të organizojë një takim me grevistët.

Mësohet se edhe në burgun e Peqinit ka të burgosur në grevë urie. Mësohet se 140 të burgosur kanë refuzuar ushqimin. Ndërkohë dje ky grup ka qenë edhe më i madh, 165. Burime zyrtare konfirmojnë se prej disa ditësh të burgosurit refuzojnë të ushqehen.