IMT zbarkon sërish në Astir, banorët për Ora News: Erion Veliaj kryemashtrues. Bashkia "lavatriçe" e parave të drogës
Nuk ka qetësi për banorët e "Unazës së Madhe" në Tiranë.
Edhe sot, mjetet e IMT kanë zbarkuar në Astir për të vijuar me shembjen e objekteve.
Në një prononcim për Ora News, qytetarët kanë hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliah dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtuan se, Bashkia është shndërruar në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista.
“Erion Veliaj pastron paratë e drogës duke bërë pallate në Unazë të Re. Duke u dhënë 300 euro për metër katror një dyqani që shemb, ndërsa këtu mbrapa është 5 mijë euro. Përdor Policinë e Shtetit si kamzhik ndaj qytetarëve. Qytetarëve iu marrin pronën, Erion Veliaj është kryemashtrues. Këta duhet të shkojnë para drejtësisë", apeloi një prej banorëve.
“Ngjitur me banesën dy kate që e shemb ngrihet pallati 11 kate. Le të pastrojë paratë e drogës. Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe./Ne nuk jemi kundër projektit, por të paktën jepi atë që u takon. Nuk janë zaptuesë. Kanë 30 vjet që paguajnë taksa", u shpreh Dorian Protoduari, një tjetër qytetar i zonës.
Sipas banorëve, vetëm në Shqipëri ndodh që në kohë pandemie qeveria të prishë banesa.
