Demalia: Kadare ka shkruar mijëra vargje për partinë, historia jonë nuk është ndonjë krenari e madhe
I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Ilir Demalia ka komentuar sërish figurën e shkrimtarit Ismail Kadare.
Demalia u shpreh Kadare ka shkrua mijëra vargje për partinë dhe se korpusi i veprës së tij mund të diskutohet për modelin dhe stilin modern.
Ilir Demalia: Edhe Rama ka marrë çmime, ka marrë si kryebashkiaku më i mirë. Duhet të pranojmë se Rama është njeriu më i mirë të për udhëhequr Shqipërinë. Kështu edhe me Kadarenë? Nëse do të gjykojmë veprën apo Kadarenë si njeri politik dhe model intelektuali, atëherë kjo është çështja. Kadare nuk është njeriu që po të thuash jam shqiptar dhe të thonë "oh ju keni Kadarenë". Ju e dini fare mirë se sa çmime duhen në Amerikë!
Qëndrimet e Kadaresë dhe vepra e tij kujt i ka shërbyer? Librat e tij në publicistikë janë ambigue. Kadaresë nuk i ka kërkuar njeri që të bëjë heroin, sepse nuk është në qenien e tij. Ajo që unë i kërkoj atij është pse i ka shkruar ato që ka shkruar. Unë nuk kam asgjë personale me Kadarenë. Por historia jonë nuk është ndonjë krenari shumë e madhe.
Kadare ka shkruar mijëra vargje për partinë. Nëse do të analizojmë gjithë veprat duhet shumë kohë. Ju përmendët Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur. Korpusi i veprës së Kadaresë mund të diskutohet për modelin dhe stilin modern.