"Ky është alarm"/ Vangjel Tavo publikon shifrat: Shqipëria po shpopullohet
Shqipëria po shpopullohet. Ky është alarmi që ringre ish deputeti i LSI, Vangjel Tavo, i cili në një postim të tijin në Facebook publikon edhe shifrat zyrtare.
Sipoas Tavos, Shqipëria ka shifrat më të larta krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ndërsa shton se fakti më tragjik është shumica e të larguarve janë të rinj.
Postimi i plotë:
Shqipëria po shpopullohet
Korrik 2018 – korrik 2020
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në rajon.
18.4 herë më të lartë se Bosnja
17.4 herë më të lartë se Mali i Zi
12 herë më të lartë se Serbia
5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut3.9 herë më të lartë se Kosova.
Sot në 1 mijë banorë emigrojnë në Bashkimin Europian 12 qytetarë nga Shqipëria
Nga Kosova largohen 3.3 persona
Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona
Nga Serbia 1 person
Nga Mali i Zi 0.7 persona
Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.
FAKTI MË TRAGJIK
Pjesa më e madhe e shqiptarëve që po largohen janë TË RINJ.
Ky është ALARM
FATKEQËSI KOMBËTARE
NDAL SHPOPULLIMIT
VT
