"Rilindja, mur kriminal", Meta: Ky mur do shembet nga tre milionë shqiptarë në 25 Prill
"Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave".
Kështu shprehet presidenti Ilir Meta një ditë pasi Parlamenti votoi Kodin e ri Zgjedhor.
Përmes një reagimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet besimplotë se shqiptarët do të dinë të rrëzojnë këtë mur kriminal, siç e quan ai "Rilindjen".
Ilir Meta: Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave. Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme. Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa!
Vizita
Varhelyi vjen në Tiranë do të takojë Ramën, Metën e Bashën
Ditën e djeshme, me 97 vota Pro dhe 15 Kundër, Parlamenti miratoi ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor çka solli jo vetëm reagimin e Opozitës së Bashkuar por edhe të selive diplomatike në Tiranë.
Lexo dhe
Ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Cilët janë deputetët që votuan kundër dhe cilët abstenuan
/A.R, OraNews