Bozdo: ARMO deri në vitin 2007 ishte burim korrupsioni, prandaj u privatizua
I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo u shpreh se Alpetrol u privatizua sepse ishte një burim korrupsioni.
Bozdo: Alpetroli është kompania shtetërore që përfaqëson pronarin shtet në puset e naftës. Në vitin 2004 90% e puseve u jepen me koncesion Bankers. Alpetroli mban vetëm 5-10%. Deri në vitin 2007 Alpetrol kishte edhe ARMO-n që kishte dy rafineri. Në letra ne dilnim më fitim, por kjo pasi procesi ishte i subvencionuar.
Ashtu sikurse funksiononte ARMO deri në vitin 2007 ishte burim korrupsioni. Ne nuk kemi pasur mundësi financiare si qeveri. Prandaj u mor vendimi strategjik për privatizim, por nuk privatizohet nafta. Nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë dhe u privatizua. Gjatë kësaj kohe nuk ngelen pa punë naftëtarët.