Varhelyi vjen në Tiranë, do të takojë Metën, Ramën e Bashën

Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Eurpian, Oliver Varhelyi, njofton vizitën në rajon.

Ai do të jetë në Tiranë nesër dhe do ti adresohet edhe parlamentit.

Në njoftimin në Twitter, ambasadori i BE-së Luigi Soreva tregon se në axhendën e zyrtarit të lartë përfshihen takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama si dhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Gjithashtu do të takojë dhe drejtuesit e organeve të vetingut.

Vizita e tij vjen në një moment të rëndësishëm kur në Tiranë  miratimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor nga PS-së për listat dhe koalicionet zgjedhore thellon më tej krizën politike në Tiranë.  

Çfarë ndodhi dje:
Votohet Kodi i ri Zgjedhor 23 “opozitarë” i shkojnë në ndihmë Ramës, tensione në Kuvend

Qëllimi i vizitës së Varhelyi është të prezantojë raportin e progresit të vendit drejt pranimit në unionin europian, investimet dhe planet ekonomike.

Lexo dhe:

Negociatat në pikëpyetje, 6 vende skeptike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut