Durrës: Qëllon me armë 36 vjeçarin në mes të natës

Një 36 vjeçar është qëlluar me armë zjarri një orë pas mesnatës së të hënës në Ishëm të Durrësit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 01:00 , në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës.

“Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim" informoi sot policia e Durresit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

36 vjeçari i identifikuar me inicialet E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Plagosja e rëndë me dashje".