Rebelimi i Hajdarit/ Ironia e ish-deputetit të PS: Deputetja e "maxhorancës së listës" luajti dje aktin e fundit të komedisë politike
Pas miratimit në Parlament të Kodit të ri Zgjedhor dhe debateve në sallë mes deputetes Rudina Hajdari dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ish deputeti socialist Elmaz Sherifi gjen kohë edhe për ironi.
Përmes një postimi në Facebook nën titullin “Komedia e Rudinës që turpëroi edhe sekretarin Pompeo”, Sherifi shprehet ndër të tjera se, “deputetja e "maxhorancës së listës" luajti dje ne "podiumin e fjalës" aktin e fundit të komedisë politike”.
"Komedia e luajtur dje te "podiumi i paroles" ka edhe një përputhje fantastike me moshën e komedianes dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve.
"Udhëtimi imagjinar i Dantes, u krye në moshën 35 vjeçare dhe kaloi në tre mbretëritë e përjeteshme, Ferri, Purgatori dhe Parajsa. Udhëtimi imagjinar mbaroi në 25 prill, kur do të bëhen edhe votime në Shqipëri. Them votime, se nuk do të ketë zgjedhje, pasi legjislacioni i zgjedhjeve është bërë sipas dëshirës së filozofit surelist të së drejtës", shkruan Sherifi.
Postimi i plotë i Elmaz Sherifit:
"Komedia e Rudinës që turpëroi edhe sekretarin Pompeo"!
Deputetja e "maxhorances se listes" luajti dje ne "podjumin e fjales" aktin e fundit te komedise politike. Ajo dje luajti ne "podjumin e paroles", si aktore e "udhetimit imagjinar te mandatit te trete".
E xuni me force "podiumin e paroles" e nuk levizte prej "prones se xanun" !
Edhe kryetari i "podiumit te paroles", xhaxhi Gramoz, hoqi dore nga zbatimi i rregullores. E la Rudinen te parolonte, qe populli te shihte te portreti i saj "politikanen e se ardhmes" dhe perfaqesuesen tipike te "maxhorances se ferrave e drizave".
Aty Hajdari nxirrte shkume, pa mbajtur maske, per te maskuar marreveshjen e "udhetimit imagjinar te mandatit te trete", duke parashikuar "ferrin" e ustait te ndryshimit te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor me konsensusin e tyre.
Komedia politike e "podiumit te paroles" ngjasonte me Komedine Hyjnore te Dante Aligerit, te udhetimit imagjinar ne boten e perjeteshme.
Komedia e luajtur dje te "podiumi i paroles" ka edhe nje perputhje fantastike me moshen e komedianes dhe daten e zhvillimit te zgjedhjeve.
Udhetimi imagjinar i Dantes, u krye ne moshen 35 vjecare dhe kaloi ne tre mbreterite e perjeteshme, Ferri, Purgatori dhe Parajsa. Udhetimi imagjinar mbaroi ne 25 prill, kur do te behen edhe votime ne Shqiperi. Them votime, se nuk do te kete zgjedhje, pasi legjislacioni i zgjedhjeve eshte bere sipas deshires se filozofit surelist te se drejtes.
Komedia politike kaloi nepermjet trekendeshit Rame, ambasadorja Lu dhe "maxhoranca e listes".
Marreveshjen e 5 qershorit e shkroi Ambasadorja Kim ne "token e bekuar", Rama e firmosi, duke akuzuar Bashen, Rudina e firmosi dhe e "njollosi", dhe Pompeo e "vulosi".
Te dy maxhorancat, e "Rilindjes" dhe e "listes", sa e kuptuan se me ate marreveshje shkonin ne "ferr", e sipas filozofise se Aristotelit, do te kalonin neper nente rrathet e mekatimit te tradhetise se premtimeve, i hoqen maskat dhe dolen hapur ne aleance, per te udhetuar drejt parajses, "udhetimit imagjinar te mandatit te trete".
Por, duke kaluar neper shtate rrathet e purgatorit, qe sipas filozofise se Platonit do pastroheshin nga mekatimi i egoizmit, mendjemadhesise, smires, e grykesise per pushtet e pasuri, po diskretitohen rende para opinionit.
Shpetimin e kerkojne te Beatricja e Dantes e cila u sherben duke i inkurajuar, se nuk e kane shkelur marreveshjen, e kane "tejkaluar", por mund te fluturojne ne "qiellin e parajses" ne mandatin e trete, sepse "kodi i marreveshjes" u jep pushtet te dy paleve, se nuk ka me, as koalicione parazgjedhore, as lista te hapura, kufiri kombetar u ul si e deshen dhe le ta vendosin emerin e tyre ne kater qarqe e te behen deputete.
Prandaj grupet e thurje-shthurjeve dhe ferrave e drizave, mund te krijojne parti me firmat e socialisteve e ne fund te bejne "koalicionin e shpetimit te Shqiperise".
Te gjithe keta komike " fituan" . Vetem Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo u turperua, pasi e pershendeti marreveshjen e 5 qershorit, e cila nuk u mor aspak ne konsiderate !