Pollo: Shtrembërimi i garës që tentoi sot Rama me të tijtë nuk e ndihmon dot të mbahet kacavjerrur pas pushtetit

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, thotë se shtrembërimi i garës që tentoi sot Rama me të tijtë nuk e ndihmon dot të mbahet kacavjerrur pas pushtetit dhe as të shpëtojë nga fati që i takon, e aq më pak  të pengojë një Shqipëri, normale, demokratike dhe europiane.

Reagimi i tij erdhi pas votimit të ndryshimeve në kodin zgjedhor në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca në Kuvend dhe një pjesë e opozitës parlamentare.

Kuvendi miratoi draftin për ndryshimet në kodin zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

Ndryshimet ndalojnë koalicionet parazgjedhore, ndërsa parashikojnë prag elektoral 1% si dhe lista të hapura.