Miratimi i kodit të ri zgjedhor, reagojnë ashpër republikanët: Rama dhe sekti i tij vulosën turpin e tyre
Partia Republikane ka reaguar ashpër pas miratimit të ndryshimeve në kodin zgjedhor nga Parlamenti.
Në një deklaratë për mediat, PRSH deklaron se Edi Rama dhe sekti i tij në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet dhe duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Për republikanët, Rama është një rrezik kombëtar.
"Ka shkatërruar shtetin, kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka sabotuar qëllimisht rrugën tonë kombëtare.Shqiptarët do fitojnë, kjo kërkon që opozita të ndërtoëe kualicion më gjithë shqiptarët në çdo qytet e fshat, në çdo qendër votimi, për të organizuar qëndresën kundër manipulimit të zgjedhjeve nga Rama dhe krimi i organizuar", thuhet në deklaratë.
Sipas PRSH-së, detyra e çdo qytetari është të mbrojë lirinë e vet, të familjes dhe Shqiperinë me çdo kusht dhe opozita duhet t’i prijë këtij procesi.