Në mes të Tiranës dhe baltës, banorët e rrugës “Neço Muko”: Kujtohen vetëm në fushatë
Banorët në rrugën "Neço Muko" në kryeqytet ndihen të lënë pas dore e të harruar nga bashkia e Tiranës. Prej vitesh kanë kërkuar asfaltimin e rrugës, por kërkesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhët. Madje ujërat e zeza janë shndërruar tashmë në rrezik infeksionesh.
Prej vitesh, rruga "Neço Muko" është e amortizuar, duke ua vështirësuar jetesën banorëve të zonës.
Ujërat e zeza janë bashkuar me të bardhat, ndërsa në zonë vjen erë e rëndë.
Për shkak të mungesës së kanalizimeve të rregullta, ujërat e zeza dalin mbi rrugë.
Fëmijët janë ata më të rrezikuar, jo vetëm nga ndotja por dhe prej frikës së infeksioneve.
"Me letra të lagura se më bëhen këpucët gjithë baltë."
"Shumë të vështirë e kemi, fëmijët kur kalojnë marrin me vete shishe uji për të larë këpucët për të hipur në makinë se nuk i lë shoferi me baltë."
Prej vitesh, edhe pse e kanë ngritur si shqetësim, banorët në rrugën "Neço Muko" janë lënë në harresë nga pushteti vendor.
Premtimet që janë dhënë në kohë fushate janë harruar, ndërsa janë të bindur se me afrimin e zgjedhjve parlamentare sërish do ju premtojnë.
"Premtime kemi nëpër fushatë, do të na premtojnë përsëri, e kemi të sigurt."
Me rikthimin e shirave rruga bëhet e pakalueshme edhe me automjete, ndaj kërkojnë asfaltimin e saj sa më parë.
"Makinat i lamë në rrugë."