Tedi Blushi: Asnjë surprizë nga Kuvendi i turpit dhe kokoshkave! Numërimi mbrapsht filloi, jetën e japim por demokracinë jo!

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi , nuk është aspak i suprizuar nga votimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor nga ai që  e quan Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave.

Por për këtë situatë sipas tij ka vetëm një fajtor, kryeministri Rama.

Ndërsa të tjerët, vijon Blushi, janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.

Por Blushi ashtu si Presidenti, paralajmëron se tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.

"Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri. Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare. Numërimi mbrapsht sapo filloi. Jetën e japim, por demokracinë dhe lirinë kurrë më!"


Postimi i plotë

Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.
Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.
Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.
Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit 
dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.
Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.
Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.
Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.
Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.
Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.
Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.
Numërimi mbrapsht sapo filloi.
JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!