Ndryshime në Kodin Zgjedhor/ Cilët janë deputetët që votuan kundër dhe cilët abstenuan

Kuvendi votoi sot projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 "Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" të ndryshuar".

Me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi miratoi draftin për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Ndryshimet ndalojnë koalicionet parazgjedhore, prag elektoral 1% si dhe lista të hapura.

Ndërkohë, kandidatët do të mund të ndryshojnë renditjen vetëm nëse arrijnë të marrin minimum sa mesatarja e votave të partisë.

Por cilët ishin 15 deputetët që votuan kundër dhe 5 deputetët të cilët abstenuan dhe 6 deputetët që nuk votuan?

Votuan kundër draftit të për ndryshimet në Kodin Zgjedhor deputetët:

Alimadhi Adriatik

Barova Amra

Dhimitri Fatjona

Gjetani Gjetan

Gjoni Ralf

Gjuzi Kujtim

Hoti Elda

Lita Korab

Maliqi Lefter

Murrizi Myslim

Piciri Erion

Roshi Artur

Shtjefni Zef

Topi Suzana

Valteri Halit

Nuk kanë votuat deputetët:

Hajdari Rudina

Kapllani (Koçiraj) Enada

Karamelo Ligoraq

Troplini Besnik

Tahiri Koçi

Përmeti Andi

Abstenuan deputetët:

Hyseni Edlira

Jakimi Halil

Meço Ervis

Papa Kostaq

Zeneli Alban

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/votohet-kodi-i-ri-zgjedhor-19-opozitare-i-shkojne-ne-ndihme-rames/