Kush po i djeg pyjet e Semanit? LSI: Prokuroria të hetojë ose do të bëjmë kallëzim penal ndaj Bashkisë

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Fier, kërkon nga prokuroria të hetojë zjarrvënien e qëllimshme në pyllin e Semanit. Në rast se organi i akuzës nuk do ti nisë hetimet kryesisht, atëherë Arben Çuko, tha se LSI do të bëjë kallëzim ndaj bashkisë së Fierit dhe disa institucioneve të tjera.

"Situata eshte shume serioze, zjarrevenie kane qene te qellimeshme. Prokuroria Fier duhet te nisi hetimet e ne rast te kundert do jemi ne si parti, LSI qe do bejme kallzim penal ne prokurorine Fier per shperdorim detyre per ndermarjen pyjore, bashkine Fier dhe institucione te tjera".

Ndërsa sekretari organizativ i LSI, Klajdi Bogdani, tha se zjarrvënia e përsëritur në pyllin e Semanit ka ngritur disa dyshime.

"Duke pasur parasysh situaten e perseritur banoret ngren pikpyetje per zjarrvenie te qellimshme e ber kjo per lirim dhe per zaptim te tokave prane vijes bregdetare,ndoshta per ndertimin e paneleve diellore,ose situat akoma me shqetesuese per te fshire gjurmet e nje krimi akoma me te rend sic mund te jen dhe parcelat me hashash".

Rreth 20 ha përllogaritet se u diogjën nga zjarri i shfaqur në pyllin e Semanit ditën e premte, ndërsa pemët vijojnë të digjen edhe këtë të hënë.