"Drogë dhe vjedhje me dhunë", OFL u dërgon formularët 4 ish të dënuarve në Berat

Operacioni Forca e Ligjit zbarkon tashmë edhe në Berat.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Elion Fizi. (M.), banues në Kuçovë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Shitja e lëndëve narkotike”;

Fatbardh Dulla., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ritvan Caka, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Mariglen Marko, banues në Berat, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin për mediat.