Votimi i Kodit të ri Zgjedhor, Basha e Kryemadhi: Hapi i fundit drejt greminës

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor me 5 tetor shkaktoi reagim të ashpër të opozitës. Hapin e fundit drejt greminës e cilësoi Lulëzim Basha, i cili shkroi në twitter se Rama shkatërroi konsensusin e 5 qershorit dhe goditi integrimin e Shqipërisë në BE.

"Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha në një postim të tijin në Twitter.

Më herët, pas një takimi të zhvilluar me përfaqueses të bizneseve Basha tha se ky veprim antikushtues është dëshmi se Kryeministri ka frikë nga zgjedhjet.

Për Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Rama tregoi se nuk mund të ndahet nga krimi dhe bandat.

Lexo dhe: Kryemadhi, Rames: Do të jesh koleg i qelisë së bashkëpuntorëve të tu

Por teksa opozita jashtë parlamentit kundërshtoi ndryshimet ajo parlamentare i dha qeverisë 23 vota për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Parlamenti miratoi sot me 97 vota Pro dhe 15 Kundër e 5 abstenim, Kodin e ri Zgjedhor, pa arritur më parë konsensusin me opozitën jashtëparlamentare.

Lexo dhe:

Zonja-Bashës: Do t’ju lutesha si nënë. Kthejani shpresën këtij vendi