James Rodriguez 2 gola dhe asist, Everton me pikë të plota
Fillim perfekt i Premier League-s nga Evertoni. Ekipi i drejtuar nga specialisti italian i trajningut, Carlo Ancelotti, triumfoi 4-2 ndaj Brightonit në “Goodison Park”, aty ky suksesin e vendasve e vulosi James Rodriguez me dy gola në pjesën e dytë. Kolumbiani ka shënuar 3 gola në 4 javët e para, duke u konfirmuar afrimi i goditur në këtë merkato vere. 12 pikë të plota në 4 ndeshje e ngjitin Evertonin në krye, por Leicesteri dhe Liverpooli mund ta barazojnë nëse i fitojnë ndeshjet respektive nda West Hamit dhe Aston Villas.
Në fakt, golin e parë për Evertonin e shënoi Calvert-Lewin, talenti anglez, që shkon në kuotën e 6 finalizimeve në 4 javët e para. Maupay barazoi shifrat në 1-1 para se në fundin e pjesës së parë Yerry Mina, ish-futbollist i Barcelonës, t’i jepte sërish epërsinë në rezultat Evertonit (2-1).
Në pjesë e dytë e rrëmbeu skenën pikërisht James Rodriguez me dy golat e tij në minutat 52’ dhe 70’. Goli i Bissouma në minutat shtesë i vlejti Brightonit thjesht për të amortizuar disi humbjen./SS/