Sot në 13:00 shorti i Europa League, ja super-përballjet që mund të rezervojnë goglat
Sot, në ora 13:00, do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Europa League-s.
Milani ishte ekipi i fundit që siguroi kualifikimin pas një fitoreje dramatike ndaj Rio Aves pas dramës së 11-metërshave (u goditën plot 24).
Përveç “Djallit”, janë edhe dy ekipe të tjera italiane që marrin pjesë në grupe: Roma dhe Napoli.
Nuk mungojnë emrat e mëdhenj nga Anglia, si Tottenhami apo Arsenali, Benfica nga Portugalia apo Bayer Leverkuseni nga Bundesliga.
Kuptohet që ekipet më të mira janë në vazon e parë, që do të thotë se shmangen përgjithësisht përplasjet e mëdha në fazën e grupeve, por jo plotësisht, pasi Milani ndodhet në vazon e tretë.
Vazoja e parë
Arsenal (Ang), Tottenham (Ang), Roma (Ita), Napoli (Ita), Benfica (Por), Bayer Leverkusen (Gjer), Villarreal (Spa), Cska Mosca (Rus), Braga (Por), Gent (Bel), Psv Eindhoven (Hol), Celtic (Sko).
Vazoja e dytë
Dinamo Zagreb (Kro), Sparta Prague (Çek), Slavia Prague (Çek), Ludogorets (Bull), Young Boys (Zv), Crvena Zvezda (Ser), Rapid Vienna (Aut), Leicester (Ang), Qarabag (Aze), Paok (Gre), Standard Liegi (Bel), Real Sociedad (Spa).
Vazoja e tretë
Granada (Spa), Milan (Ita), AZ (Hol), Feyenoord (Hol), Aek Atene (Gre), Maccabi Tel Aviv (Isr), Rangers (Sko), Molde (Nor), Hoffenheim (Gjer), Lask (Aut), Hapoel Beer-Sheva (Isr), Zorya Luhansk (Ukr).
Vazoja e katërt
Cluj (Rum), Lille (Fra), Nice (Fra), Rijeka (Kro), Dundalk (Irl), Liberec (Çek), Royal Antwerp (Bel), Lech Poznan (Pol), Sivasspor (Tur), Wolfsberg (Aut), Omonia (Qip), Cska Sofia (Bull).