Romelu Lukaku, "Lojtari i Vitit" në Europa League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2020, 13:16
Me 7 gola në 6 ndeshje, sulmuesi i Inter Romelu Lukaku është zgjedhur si “Lojtari i Vitit në Europa League”.
Pavarësisht se nuk mundi ti jepte trofeun zikaltërve, Lukaku ishte futbollisti më i votuar duke lënë pas Ever Banegan.
Gjatë marrjes së trofeut, Lukaku falenderoi Zotin, klubin, trajnerin Conte dhe familjen për suportin.

Trofeu u dorëzua pak para nisjes së shortit për fazën e grupeve të Europa League 2020-2021. /a.r, OraNews